Aktualitet

Vendimi i Qeverisë: Ukrainasit mund të futen në Shqipëri pa leje, do qëndrojnë 1 vit

18 Mars 2022, 13:36 Nga DOSJA
Vendimi i Qeverisë: Ukrainasit mund të futen në Shqipëri pa

TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Ministrave. Disa nga vendimet që priten të bëhen publike në orët në vijim janë zbardhur. Një prej tyre ishte edhe lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Jashtëm, Agron Tare. Një tjetër vendim që u mor ka lidhje me luftën në Ukrainë. Mësohet se është vendosur që ukrainasit të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 1 vjeçare. Ata do të mund të futen në territorin shqiptar pa leje.

VENDIMI:

1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiperi ukrainasit ne shqiperi ukraine vkm 18 mars 2022 shqiperi ukrainasit ne shqiperi ukraine vkm 18 mars 2022

Sondazh

Poll