Aktualitet

VD-Rama i ankohet Kim:SHBA premton shumë e jep pak! Ambasadorja e prek në shpatull:Dëgjova…

18 Mars 2022, 11:55 Nga DOSJA
VD-Rama i ankohet Kim:SHBA premton shumë e jep pak! Ambasadorja e prek

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shfaqur hapur ankesat kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përballë vetë ambasadores Yuri Kim. Në një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama tha se SHB-të premtojnë shumë e bëjnë më pak, si çdo vend tjetër. Ai vijoi më pas me një batutë që solli dhe të qeshura në sallë, por mendja e Kim kishte mbetur në fjalitë e para. Ambasadorja tha se me siguri përkthyesi nuk kishte bërë një punë të mirë, fjalë kjo që u pasua një një ‘kërcënim’ nga ana e kryeministrit Rama, i cili tha se do ta pushonte nga puna përkthyesin.


Pjesë nga replikat:

Edi Rama: Kanadaja ka marrë pjesë të madhe. Edhe SHBA premtuan jo aq sa premtuan por një pjesë pasi e kanë pak si zakon që bëjnë më pak se sa premtojnë, kur vjen puna tek gjërat konkrete, kur vjen puna tek vlerat, standartet e predikimet, na japin me bujari të madhe. Por ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për standarde dhe vlera i kemi këtu nuk ka ditë natë na japin me bujari të madhe. Kur vjen puna te gjërat konkrete japin por me kujdes. Se nuk kanë të shkretët. Megjithatë më vjen shumë që sot jemi bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore, mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga Komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër ju garantojmë shoku sekretar i Komitetit të Partisë se ne do punojmë që partia dhe populli të jene krenarë  për ne. Edhe ne ju garantojmë patjetër. Këto kisha unë. Suksese. Rroftë miqësia Shqiptaro-Afgan

Yuri Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull, dëgjova diçka të çuditshme….

Edi Rama: Do pushohet përkthyesi tani.

Yuri Kim: Si është problemi me ty…(E prek në shpatull)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama yuri kim edi rama yuri kim

Sondazh

Poll