Aktualitet

GARË në Dubai! RENEA e 10 në botë mes 41 forcave speciale (Video)

18 Mars 2022, 12:11 Nga DOSJA
GARË në Dubai! RENEA e 10 në botë mes 41 forcave speciale

DUBAI– Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA morri pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai. Euronews Albania sjell pamjet dhe rezultatet e repartit për eliminimin dhe neutralizimin e elementit të armatosur. Nga data 13 deri më 17 mars forcat RENEA të policisë shqiptare testuan aftësitë e tyre taktike dhe të armëve në Dubai.

Bëhet fjalë për turneun “SWAT CHALLENGE” ku morën pjesë edhe 41 skuadra speciale nga e gjithë bota. Për 5 ditë forcat RENEA garuan edhe për qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor në situata të ndryshme.

Në ditën e parë të garës, forcat tona RENEA, u renditën të 10-tët duke lënë pas forcat speciale franceze “RAID” që janë të njohura në europë.

RENEA- e thënë ndryshe, reparti i eliminimit dhe neutralizimit të elementit të armatosur janë elita e Policisë së Shtetit. Në Dubai këto ditë është mbajtur edhe samiti botëror i policisë ku i pranishëm ka qenë drejtori i policisë shqiptare Gledis Nano.

Marrë nga EuRonews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dubai renea ne dubai swat challenge dubai renea ne dubai swat challenge

Sondazh

Poll