LIVE UPDATES
Politike

VD-Rama: Basti i atij zotnisë në Kremlin është i qartë, këtu protestohet si alienë

18 Mars 2022, 12:36 Nga DOSJA
VD-Rama: Basti i atij zotnisë në Kremlin është i qartë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë protestat e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve. Nga takimi me përfaqësues të biznesit, Rama tha se në shesh po dalin njerëz të paditue dhe të pashpirt që duan të shfrytëzojnë këtë situatë.


‘Basti i atij zotnisë në Kremlin është shumë i qartë që nga dita e parë, aftësia për durim mes atyre që ndjekin atë pas dhe opinioneve publike në botën demokratike. Sa, kush do ta ketë aftësinë të durojë më shumë. Ndërkohë që ata janë në sanksione dhe bota demokratike nën presionin e çmimeve që rriten’- tha Rama ndër të tjera.

Më tej ai shtoi se është e turpshme ajo që po shikon duke ndodhur me protestuesit, të cilët i krahasoi me alienë.

“Thelbi në këtë përpjekje tonën është ky, ne nuk mund t’i bëjmë të gjithëve të gjitha ato që do duheshin për të mos ndjerë që këtu ka luftë. Problemi është që lufta me bomba, fatalitete larg qoftë, për ne është në televizor, ama është e kotë dhe kundërproduktive që ne të mos e pranojmë të gjithë së bashku dhe jo të ndahemi shumicë, pakicë, për hir të ca delirantëve, sharlatanëve, njerëzve të paditur dhe të pashpirt që edhe kur dinë duan ta shfrytëzojnë këtë situatë duke yshtur popullin, duke nxitur urrejtje, duke nxitur përçarje, duke nxitur një maskarrallëk të madh që të jemi bashkë të gjithë në fakte se për zgjidhjet është normale që të kemi opinione të ndryshme dhe tek faktet duhet të jemi bashkë. Lufta është reale dhe godet ekonominë. Basti i atij zotnisë në Kremlin është shumë i qartë që nga dita e parë, aftësia për durim mes atyre që ndjekin atë pas dhe opinioneve publike në botën demokratike. Sa, kush do ta ketë aftësinë të durojë më shumë. Ndërkohë që ata janë në sanksione dhe bota demokratike nën presionin e çmimeve që rriten. Nëse fronti i shpërbërjes demokratike shpërbëhet nga valë protestash që mund të ndodhin në afat të caktuar, atëherë basti i tij është në avantazh të tij. Por protesta sa hap e mbyll sytë… dhe mu kujtua sot që kur ne ramë dakord brenda nesh që duhet ta lajmërojmë krizën energjetike dhe unë dola dhe lajmërova krizën energjetike, po këta pas asaj thirrën njerëzit në protestë se do rritej çmimi i energjisë, gjë që unë absolutisht nuk e thashë. Përkundrazi unë në atë fjalim të parë e kam lënë qartësisht mesazhin se do i mbrojmë familjet, biznesin e vogël. Me vrap, s’ka krizë këtu, por ky do të rrisë çmimin e energjisë. Ja ku jemi sot, dhe nuk është puna se unë as shoh fall, as shoh të ardhmen. Është thjesht çështje informimi, analizash, kryqëzimi opinionesh të njerëzve të fushës, me ekipin tim edhe me këshilltarë apo ekspertë të huaj dhe duke dëgjuar kolegë që drejtojnë vende të tjera në Europë, nxjerr njeriu konkluzione, s’ka nevojë të shohë filxhan. Është e paimagjinueshme që dhe një luftë që po godet planetin, ta shfrytëzosh për nxjerrje kunje se kështu është duke futur njerëzit në një rrugë komplet…dhe duke turpëruar vendin. E kuptoj, kaluan 10 ditë, 20, një muaj dhe qeveria nuk jep shenjë, por kur qeveria thotë jemi këtu dhe kemi bërë këtë dhe e tregon me fakte si ka ndihmuar familjet, bizneset e vogla dhe pastaj thotë që brenda javës do kemi skenarët për të përballuar këtë situatë me naftë, të vraposh, të dalësh rrugëve dhe ta bësh Shqipërinë, të vetmin vend ku në mes të kryeqytetit protestohet si alienë, është shumë turp”, deklaroi Rama.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Transporti/ Rama: Të hënën pa makina, bota përballet me shock-un e mungesës së naftës

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës