Aktualitet

Festa e Sulltan Novruzit/ E marta ditë pushimi, vendoset edhe e hëna

18 Mars 2022, 08:42 Nga DOSJA
Festa e Sulltan Novruzit/ E marta ditë pushimi, vendoset edhe e hëna

TIRANË– E hëna dhe e marta do të jenë pushim! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që zhvillohet sot do të merret vendimi që dita e hënë do të jetë pushim zyrtar.

Meqenëse dita e martë 22 mars është pushtim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, burime nga qeveria thanë se në mbledhje do të vendoset të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit.

Arsyeja për këtë vendim mësohet se ka të bëjë me kursimin e energjisë. Sipas vendimit, kjo ditë pushimi do të zëvendësohet me një ditë tjetër pushimi gjatë vitit në vijim.

V E N D I M PËR CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 21.3.2022, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 21.3.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, datë 21.3.2022, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet festa e novruzit vkm 18 mars 2022 festa e novruzit vkm 18 mars 2022

Sondazh

Poll