Aktualitet

Bashkia Fier kufizon furnizimin me ujë: Nisni të kurseni, ose do rrisim çmimin

18 Mars 2022, 12:52 Nga DOSJA
Bashkia Fier kufizon furnizimin me ujë: Nisni të kurseni, ose do

FIER– Bashkia e Fierit ka njoftuar se do të nisë kufizimin e furnizimit me ujë për qytetarët e zonës për të kursyer energji elektrike. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Bashkia Fier bën me dije se shpreson që për këtë masë të gjejë mirëkuptimin e qytetarëve deri në kalimin e situatës ku ndodhemi aktualisht. Ndër rreshta gjithashtu bëhet thirrje ndaj qytetarëve që të nisin kursimin e energjisë elektrike, në mënyrë që të mos të rritje çmimi dhe për ujin.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë! Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Faleminderit!

Vetë kryeministri Rama ka deklaruar se konsumatori familjar dhe ai i biznesit të vogël nuk do të preket nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Ai ngriti dhe një bord për fiksimin e çmimit të naftës, e gjithashtu ka paralajmëruar ngritjen e një tjetër bordi për çmimet e produkteve të shportës. Por, për ujin nuk është dhënë asnjë deklaratë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e fierit kriza ekonomike prej luftes bashkia e fierit kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll