Aktualitet

Ndryshime në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme

18 Mars 2022, 13:14 Nga DOSJA
Ndryshime në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri për Evropën

TIRANË– Zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare është liruar nga detyra. Ky është vendimi që u mor ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë. Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, Tare lë menjëherë detyrën. Nuk dihet kush do të zërë vendin e tij.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I. EDI RAMA

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike agron tare ndryshime ne qeveri agron tare ndryshime ne qeveri

Sondazh

Poll