Aktualitet

VD-Rama: Do bëjmë mbledhje, e hëna mund të bëhet pa makina, ose tre ditë pa shkuar në punë

18 Mars 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD-Rama: Do bëjmë mbledhje, e hëna mund të bëhet pa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se dita e hënë mund të bëhet pa makina. Kjo sipas Ramës, do të vendoset në mbledhjen e sotme të qeverisë. Kreu i qeverisë tha se vendimi do të merret për të kursyer e jo për ekologji. Ai shtoi se mund të mendohen dhe mundësi të tjera, si tre ditë pa shkuar në punë.


“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kishte dalë zyrtarisht me një lajm që nuk është pozitiv që konfirmon atë që kemi përmendur disa herë që problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim ne e sa duket se ndërkohë që ne diskutojmë cmimet këtu rreziku me naftën apo energjinë është mungesa. Pavarësisht se je i gatshëm ta blesh me cdo cmim nuk e gjen. Agjencia sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të mungesës në dekada. Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë dhe nja dy gjëra që ne i kishim diskutuar mes nesh i kemi në atë draft planin të kursimeve të energjisë dhe naftës por i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt fare fare e të thonë këta, se është problem shumë i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktet në tërësi. Të flasësh sikur këtu je në një realitet normal dhe e vetmja gjë anomale është që qeveria flet për krizë është problem i madh. Përmend një gjë që ne do ta bëjmë. Do bëjmë përsëri një mbledhje, sot që të bëjmë ditën e hënë pushim duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes, do bëjmë tjetër që ta bëjmë ditën e hënë pa makina nëse do vendosim kështu por do vijë gradualisht ajo që agjencia thote, e diela pa makina thonë ata, për të kursyer jo për ekologji.

Ose tre ditë mos vajtje në punë njësoj si me Covid jo më për shkak infeksionesh por për shkak të kursimit. Këto dhe disa pika të tjera ka plani“, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Transporti/ Rama: Të hënën pa makina, bota përballet me shock-un e mungesës së naftës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll