Aktualitet

ME VIDEO- Rama shkakton të qeshura në sallë: Pushohet përkthyesi! Kim: Si e ke hallin

18 Mars 2022, 11:30 Nga DOSJA
ME VIDEO- Rama shkakton të qeshura në sallë: Pushohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar të qeshura në takimin që pati sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës me përfaqësues të Michigan State University e ambasadoRen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një pjesë të fjalës së Rektorit që ishte i pranishëm, Rama e krahasoi me atë të sekretarëve të partive në kohën e komunizmit, gjë që shkaktoi të qeshura të sallë. Por, të pranishmit qeshën akoma më shumë kur ambasadorja Kim e pyeti Ramën duke qeshur se si e kishte hallin.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori, ju garantojmë zonja ambasadore, më kujtoi atë sekretarin e partisë që thoshte ju garantojmë shoku që do të punojmë e populli do të angazhohet. Nejse, suksese dhe rroftë miqësia shqiptaro-afgane

Yuri Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.

Edi Rama: Do pushohet përkthyesi tani.

Yuri Kim: Si është problemi me ty…

(Salla qesh)

 

LAJMI KRYESOR: LIVE- Bashkëpunimi i UBT me Michigan State University, Rama dhe Yuri Kim të pranishëm

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll