Aktualitet

Bashkëpunimi i UBT me Michigan State University, Rama: Ndërtohen ura bashkëpunimi

18 Mars 2022, 10:24 Nga DOSJA
Bashkëpunimi i UBT me Michigan State University, Rama: Ndërtohen ura

TIRANË– Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Michigan State University do të bashkëpunojnë së bashku. Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesit e UBT-së dhe kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në ceremoninë e sotme, aty ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim. Sipas Ramës, kjo marrëveshje ngre urat për bashkëpunimin akademik për trajnimet, kërkimin shkencor, zhvillimin e kurrikulës, sigurimin e cilësisë, duke e bërë më tej UBT një destinacion tërheqës për të rinjtë.

Prof. Fatbardh Sallaku deklaroi se në UBT po kryejnë studime Master edhe studentë nga Afganistani të cilët u larguan nga vendi i tyre pas marrjes nën kontroll të këtij shteti nga Talebanët. Kryeministri Rama tha se kjo lidhje e krijuar në një moment të vështirë të jetë një impakt i rëndësishme në jetën e këtij Universiteti.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se në kohën kur shpërtheu dhuna në Afganistan, ishte pikërisht Shqipëria ajo që udhëhoqi botën duke hapur dyert e shtëpisë për të strehuar afganë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: I kam tmerr njerëzit që flenë gjumë, dua që UBT të bëhet si Universiteti i Vjenës

Yuri Kim: Bota ju ka parë me admirim, popull i nderuar, partneriteti ndërton ura të reja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama ubt edi rama edi rama ubt

Sondazh

Poll