Aktualitet

Regjimi ’41-bis’/ Kërkesa e Shullazit, GJK: Iu shkelën të drejtat! (Qëndron në izolim)

18 Mars 2022, 08:52 Nga DOSJA
Regjimi ’41-bis’/ Kërkesa e Shullazit, GJK: Iu shkelën

TIRANË– Gjykata Kushtetuese e quan të paligjshme qëndrimin e Emiljano Shullazit në regjimin ’41-bis’ mirëpo nuk vendos për largimin e tij nga aty. Ditën e sotme u zbardh vendimi i plotë ndaj Shullazit, i cili arsyetonte kërkesën e parashtruar nga përfaqësuesit e të të dënuarit për t’u larguar nga regjimi ’41-bis’. Kushtetuesja ka konstatuar se vendimet e gjykatës bien ndesh me aktin themeltar të shtetit, pra Kushtetutën sepse Emiljano Shullazit i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor.

Në vendimin e arsyetuar të GJK, thuhet se Shullazit iu mohua e drejta për të pasur një proces të drejtë gjyqësor. Kushtetuesja ka gjetur parregullsi ligjore, qoftë në procesin gjyqësor në shkallën e parë, qoftë në atë të Apelit të posaçëm. Vendimi i Kushtetueses e konsideron procesin ndaj Shullazit të parregullt, por kjo nuk sjell nxjerrjen e tij nga regjimi i posaçëm, në një kohë që i ai ndodhet sot në spital, ku do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 

Avokati mbrojtës i Shullazit, Vladimir Meçi do bëjë rishikim të vendimit pasi sipas tij gjykata kushtetuese nuk ka dhënë një zgjidhje, por vetëm sa ka konstatuar cënimin e procesit të rregullt ligjor.

Shullazi është në vitin e dytë të qëndrimit në këtë regjim dënimi. Vendimi për izolimin e tij në ’41 biss’ u miratua nga Ministria e Drejtësisë. Edhe të dënuar të tjerë si: Arbjon Aliko, Arbër Çekaj dhe Genci Balla janë izoluar në regjimin ‘41-bis’. Shullazi u dënua me vendim të formës së prerë pas 83 seancash gjyqësore që u zhvilluan në harkun kohor të më shumë se 2 viteve në GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ai u dënua me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Por Shullazi akuzohet edhe për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në vitin 2005. Megjithatë për këtë ngjarje hetimet ende vazhdojnë.

Çfarë është regjimi “41-bis”?

Regjimi ’41 bis’ hyri në fuqi në vitin 2019, ku u premtua se do të futeshin 200 të dënuar të rrezikshëm. Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shullazi mbetet në ’41-bis’, avokati: Ai nuk doli nga regjimi, do e rishikojmë vendimin

‘Procesi i parregullt ndaj tij’/ Vendimi i PLOTË i Gjykatës Kushtetuese për Shullazin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi regjimi 41 bis emiljano shullazi regjimi 41 bis

Sondazh

Poll