Aktualitet

4 mijë vepra arti, lihet në arrest shtëpie Koçiu, dëshmia: I bleva në treg të zi, s’vjedh

18 Mars 2022, 10:04 Nga DOSJA
4 mijë vepra arti, lihet në arrest shtëpie Koçiu,

TIRANË– Artan Koçiu, i cili u vu në pranga një ditë më parë pasi ju gjetën 4 mijë vepra arti në shtëpi ka dalë para trupës gjykuese që e ka  lënë në masën arrest shtëpie. Në dëshminë e tij, 61-vjeçari shprehet se këto vepra i ka blerë në tregun e zi. Koçiu ka rrëfyer se ai nuk është hajdut, por koleksionist veprash arti dhe restaurues mobiljesh të përdorura.

“Nuk jam hajdut. Jam koleksionist. Veprat e artit i kam blerë në treg te zi. Jam restaurues me licencë,”- ka thënë Koçiu.

Artan Koçiu kamuflohej si zdrukthëtar, ndërsa shtëpinë e tij e kishte kthyer në një galeri të vërtetë me vepra të ndryshme arti. Ai po përballet me drejtësinë pasi akuzohet se ka kryer veprat penale: “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Zbulimi i 4000 veprave të artit ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Kulturës, e cila do bëjë inventarizimin e veprave dhe kategorizimin e secilës prej tyre nëse janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Deri më tani dyshohet se veprat e artit janë vjedhur në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga ekspertët.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan koçiu operacioni cultural heritage artan koçiu operacioni cultural heritage

Sondazh

Poll