Sport

Kurbinasit kundër turqve, Laçi kërkon 150 mijë euro në CAS ndaj Menemensporit…

18 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
Kurbinasit kundër turqve, Laçi kërkon 150 mijë euro

KURBIN – Mësohet se skuadra kurbinase e Laçit do të përballet me turqit e Menemenspor në CAS për transferimet e portierit Gentian Selmanit dhe mbrojtësit David Domgjoni.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, me seli në Lozanë të Zvicrës, e ka njoftuar një gjë të tillë edhe në sajtin zyrtar, ku bën me dije se seanca dëgjimore e pretendimeve do të bëhet me 13 prill dhe më pas do të merret vendimi.

Sipas ‘Panorama Sport’, klubi kurbinasit pretendon 150 mijë euro për dy lojtarët që u transferuan në Turqi. Portieri Selmani kaloi te Menemenspor verën e vitit 2019, kurse në janar të vitit 2020 u transferua edhe qendërmbrojtësi Domgjoni.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bardhezinjtë kurbinas të laçit bëri që laçi të fitojë humbja ndaj lacit bardhezinjtë kurbinas të laçit bëri që laçi të fitojë humbja ndaj lacit

Sondazh

Poll