Sport

Kukësi-Tiranë në impiantin e ri? Verilindorët në ankth, sot pritet fjala e specialistëve…

18 Mars 2022, 05:56 Nga DOSJA
Kukësi-Tiranë në impiantin e ri? Verilindorët në ankth,

KUKES – Mësohet se mesditën e së premtes, do të ketë një inspektim nga ekspertët grekë, të cilët do të bëjnë vlerësimin për tapetin e fushës, për të vendosur më pas nëse do të jepet leja që stadiumi të hapë dyert.

Në rast se specialistët do të konfirmojnë se tapeti është gati, atëherë pas tri vitesh, Kukësi do të kthehet në shtëpi, për ndeshjen e fundit të fazës së tretë ndaj Tiranës, e planifikuar për t’u luajtur në fillimin e muajit të ardhshëm.

Sikurse dihet, edhe në herët është bërë një testim i gjendjes së barit, ku ekspertët janë shprehur, se impianti i ri “Kukës Arena” nuk ishte gati për të shkelur në fushë. Aktualisht tani duket se gjithçka është gati dhe pritet “testi” i dytë për fushën, në mënyrë që skuadra të kthehet në shtëpinë e saj, në impiantin e ri.

Ka qenë 30 maji 2019, kur skuadra verilindore e Kukësit ka zbritur për herë të fundit në stadiumin e saj të vjetër. Klubi ka paralajmëruar, se shumë shpejt do të kërkohet dhe një sponsor për emrin e stadiumit të ri modern, i cili për momentin quhet “Kukës Arena”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport impianti i ri do të quhet “kukës arena” në impiantin e ri “kukësi arena” në llogaritë zyrtare të kf tirana impianti i ri do të quhet “kukës arena” në impiantin e ri “kukësi arena” në llogaritë zyrtare të kf tirana

Sondazh

Poll