Sport

Juve, Champions jo një mallkim; tifozët bëjnë me faj Allegrin dhe zgjedhin teknikun e ri

17 Mars 2022, 21:30 Nga DOSJA
Juve, Champions jo një mallkim; tifozët bëjnë me faj

ITALI– Juventus zhgënjeu sërish në Champions League, pasi u eleminua nga Villareal. Në rrjetet sociale, tifozët kanë nisur kritikat e para dhe faji është i Massimiliano Allegrit, trajnerit të Juventusit. Në mënyrë të pashmangshme, hashtagu AllegriOut është kthyer në trend. Ka nga ata që shkruajnë: “Na e keni shkatërruar dëshirën për të parë ndeshjet.

Mjaft! Viti i katërt radhazi me një dalje të turpshme nga kupat.”
Komentet ndaj Allegrit janë të pafundme. Një tjetër fans shkruan në Tëitter: “Me Allegrin do të jetë fundi i historisë sonë të lavdishme”, dhe një tjetër nënvizon: “Por çfarë mallkimi! Pjesa e dytë nuk u luajt. Zgjohu Allegri dhe ji i sinqertë!

46.8% kanë votuar për Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid është i lirë për momentin dhe konsiderohet njeriu i duhur nga populli bardhezi për të kthyer në rrugën e fitoreve klubin piemontez.

Një klub që vetë Zidane e njeh shumë mirë. Pas francezit vjen Antonio Conte me 27,3% të votave. Një rikthim që do të ishte i bujshëm, duke marrë parasysh eksperiencën e Conte-s tek Inter-i. 20,8% e votuesve ka zgjedhur Thomas Tuchel.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus max allegri juventus max allegri

Sondazh

Poll