Sport

Conf League/ Abraham shpëton Romën në 90′, një skuadër greke në rrugën drejt Tiranës

17 Mars 2022, 22:22 Nga DOSJA

EUROPË– Në ndeshjen e kthimit të Conference League, Roma nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Vitesses, por që vlen për skuadrën kryeqytetase për në raundin tjetër, pas fitores në takimin e parë me shifrat 1-0. Pas një pjese të parë të ngadaltë dhe me pak emocione, holandezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 62 me anë të Wittek.

Kur takimi dukej se po shkonte drejt fundit, Abraham ishte ai që do të shënonte në minutën e 90′ pas një asist të dhënë nga Karsdorp. Në takimet e tjera Feynoord fitoi 3-1 ndaj Partizanit të Beogradit, ndërsa Paok është kualifikuar falë fitores 1-2 ndaj Gent. Ja rezultatet e takimeve të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll