Sport

Prangosi veten në shtyllën e Alisson, pushtimi më i pazakontë erdhi në Arsenal-Liverpool

17 Mars 2022, 21:05 Nga DOSJA
Prangosi veten në shtyllën e Alisson, pushtimi më i

ANGLI- Momente të çuditshme gjatë ndeshjes Arsenal-Liverpool në Premier League të luajtur të mërkurën mbrëma në ‘Emirates Stadium’. Rreth minutës së 60′, një tifoz hyri në fushë, por në vend që të vraponte siç bëjnë zakonisht shumica e tifozëve, ky dukej se kishte një qëllim specifik në mendje: të prangosej te shtyllat e portës të mbrojtur nga portieri i Liverpool, Alisson.

Më pas tifozi u përpoq të tërhiqte vëmendjen e gjyqtarit Andre Marriner, ndërsa dyshja e komentuesve të Sky Sports Martin Tyler dhe Gary Neville ishin gjithashtu të hutuar nga ajo që po ndodhte.

Ndeshja u ndërpre menjëherë, me stjuardët që më pas ia dolën të neutralizonin tifozin. Mbeten për t’u kuptuar arsyet e gjestit simbolik të tifozit, i cili sigurisht nuk kaloi pa u vënë re në një mbrëmje që i dha Liverpool-it 3 pikë themelore në garën për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenal liverpool arsenal liverpool

Sondazh

Poll