Sport

Galliani, “Djall” nostalgjik. Superlativa për trajnerin: “Pioli e ka ndryshuar Milanin”…

18 Mars 2022, 06:46 Nga DOSJA
Galliani, “Djall” nostalgjik. Superlativa për trajnerin:

ITALI – Adriano Galliani në 360 gradë. Ish-administratori i kuqezinjve, sot administrator i Monzas, është një zemër e ndarë, mes së shkuarës dhe së tashmes. Fjalë me mjaltë për versionin aktual të ‘Djallit’:

“Unë e mbështes Milanin çmendurisht. Nuk themi asgjë sepse jam shumë supersticioz, por më duket se skuadra po bën një punë të shkëlqyer… Është ndryshe nga e kaluara, Pioli është fantastik, sepse me këtë 4-2-3-1 ndryshoi Milanin.

Nuk është Sacchi apo Capello, pasi është e vështirë të bësh krahasime. Është një Milan i mirë, i cili luan mirë dhe meritat e mëdha i shkojnë trajnerit që vuri gjithçka dhe lojtarët në pozicionin e duhur”.

Niveli me top skuadrat europiane, sipas Gallianit, është i vështirë për t’u mbajtur në situatat e zhvillimeve të fundit të tregut: “Politika me parametra zero të drejtuesve të rinj? Duhet të kuptojmë se klubet e ligës angleze apo disa spanjollë e kalojnë Milanin katër herë.

Në vitin ‘90, kur skaduan tre vitet e para, mësuesi i tij Cruijff ishte në Barcelonë. Arritëm të ofronim më shumë para se Barcelona, ​​përndryshe do ta kishim humbur Van Basten. Nuk ishte në transfertë të lirë, por paguam një ‘parametrino’ prej dy milionësh franga zvicerane… Tani, para pandemisë, Barcelona kishte një xhiro prej 1 miliard euro”…

Në drejtimin aktual të kuqezinjve është edhe Paolo Maldini, të cilit Galliani i uron sukses: “Ai po ecën shumë mirë. Paolon e kam takuar kur ishte 18 vjeç, ai e kaloi gjithë jetën te Milani… Unë isha mik i babait të tij. Saga Maldini është diçka unike, ne jemi skuadra e vetme që patëm një baba dhe një djalë që ngritën Champions League si kapiten. Është një veçanti e ngjyrave të kuqezinjve. I uroj Paolos çdo të mirë dhe çdo fat.” 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport adriano galliani humbjes 1-3 ndaj milanit milani i stefano piolit nën urdhrat e stefano pioli adriano galliani humbjes 1-3 ndaj milanit milani i stefano piolit nën urdhrat e stefano pioli

Sondazh

Poll