Sport

Arrivabene: “Kishte një marrëveshje me Dybalan, pastaj… Tani varet nga ai”

18 Mars 2022, 10:14 Nga DOSJA
Arrivabene: “Kishte një marrëveshje me Dybalan, pastaj…

ITALI – Maurizio Arrivabene nuk fshihet. Një ditë pas eliminimit, drejtori ekzekutiv i Juventusit ka folur për ‘Corriere dello Sport’: “Plani ynë trevjeçar nuk ndryshon, ku duhet të kombinojmë aspektin financiar me atë sportiv”. 

Prandaj problemet për rinovimin e kontratës me Dybalan dhe menaxherit të Juventusit janë transparente:

“Shifrat e raportuara për marrëveshjen e tetorit janë të sakta (8 milionë pjesë fikse plus dy bonuse). Rritja e kapitalit ka ndryshuar gjithçka dhe ka katër parametra që duhen respektuar: aspekti teknik, numri i paraqitjeve aktuale, kohëzgjatja e kontratës dhe vlera ekonomike e lojtarit”.

Tani në rendin e ditës është takimi me agjentët e argjentinasit: “E shtymë takimin pas Villarrealit, për shkak të vullnetit të Allegrit, por më 17 dhjetor i thashë agjentit të Dybalas se ai ishte i lirë, pasi nuk mund ta mbyllja në atë moment. Operacioni është një akt i ndershmërisë së dyanshme. Tani varet nga ai”.

Arrivabene shprehet edhe për blerjen e Vlahovicit: “Ishte një synim për sezonin e ardhshëm. Por do të kishim një ankand me klubet spanjolle dhe angleze, në të cilat nuk do të ishim konkurrues. Ne u përpoqëm të kuptonim nëse mund të blihej menjëherë: U kthyen llogaritë, ia ekspozuam Agnellit dhe bordi drejtues e autorizoi. Nuk kemi pasur marrëveshje me lojtarin para këtij momenti, veprojmë me transparencë”.

Për misionin në Ukrainë: “Një mbrëmje pashë pamjet e tmerrshme të luftës në Ukrainë dhe doja të bëja diçka, doja t’i merrja. U organizuam, falë gruas së Agnellit, dhe me dy trajnerët e skuadrave (mashkull dhe femër) morëm tre xhipa plot me ushqime dhe ilaçe. Shkuam në kufirin me Hungarinë, në Zahony dhe sollëm gjashtëdhjetë e gjashtë fëmijë në Itali falë rajonit të Piemonte dhe mbrojtjes civile. Tani janë në La Morra, në provincën e Cuneos, të sigurt. Gjeta dinjitet të pamasë dhe na dhanë lule”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i juventusit dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit kur maurizio arrivabene maurizio arrivabene për mikrofonat e ‘sky sport’ administratori i juventusit dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit kur maurizio arrivabene maurizio arrivabene për mikrofonat e ‘sky sport’

Sondazh

Poll