Sport

“Air Albania” mbyll dyert, Tirana jashtë kryeqytetit për derbin ndaj Dinamos…

18 Mars 2022, 05:32 Nga DOSJA

TIRANE Java e 26-të e kampionatit të 83-të të Abissnet Superiore përfshin edhe derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Mirëpo, derbi edhe pse i kryeqytetit, do të luhet jashtë tij, pasi bardheblutë ka bërë njoftimin zyrtar për vendin se ku do të luhet kjo sfidë.

Me “Air Albania Stadium” që ka mbyllur dyert, pasi do të përgatitet për finalen e Conference League në muajin maj dhe me “Selman Stermasin” që nuk është në kushtet e përshtatshme, Tirana, si skuadër pritëse, ka zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena”.

Në njoftimin e klubit bardheblu theksohet, se takimi do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 16:45.

“Luhet të Shtunën, 19/03/2022, ora 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan, ndeshja KF Tirana-KF Dinamo e vlefshme për javën e 26 (njëzetë e gjashtë) të kampionatit të kategorisë “Abissnet Superiore.

Ndeshja do të transmetohet live në Supersport HD,”- thuhet në njoftimin e klubit bardheblu në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport derbin e kryeqytetit mes tiranës dhe dinamos inagurimi i 'air albania stadium' në mjediset e stadiumit “air albania” salla e zonës miks në stadiumin “elbasan arena” të zhvilluar në “air albania” derbin e kryeqytetit mes tiranës dhe dinamos inagurimi i 'air albania stadium' në mjediset e stadiumit “air albania” salla e zonës miks në stadiumin “elbasan arena” të zhvilluar në “air albania”

Sondazh

Poll