Sport

Angli/ Çmendet tifozi, lidhet me fasheta dhe proteston; ka disa fjalë për qeverinë

17 Mars 2022, 22:01 Nga DOSJA
Angli/ Çmendet tifozi, lidhet me fasheta dhe proteston; ka disa

ANGLI- Ai u lidh me shtyllën e një prej portave, atë të Everton. Në takimin e kampionatit anglez mes Everton dhe Newcastle, një tifoz lidhi ka veten me fasheta dhe kishte veshur një këmishë portokalli ku shkruhej “Ndaloni karburantin”. Pse po protestonte? Për çfarë donte të tërhiqte vëmendjen?

Në bluzë shkruhej: kriza klimatike, ngrohja globale dhe shfrytëzimi i pamatur i burimeve. Qëndrime të pamatura që po shkatërrojnë të ardhmen e brezit të tij dhe po cenojnë ekuilibrin natyror. Louis, një i ri 21 vjeç, pa kryer asnjë akt dhune, arriti të zbresë në drejtkëndëshin e gjelbër, duke shmangur mbikëqyrjen e stjuardëve dhe duke u mbërthyer në portën e mbrojtur nga Begoviç. Louis u lirua pas gjashtë minutash me përdorimin e pincave e cila lejoi të thyente ato fasheta të forta.

 

pic.twitter.com/k6iBLfVY6m

— Out Of Context Football (@nocontextfooty) March 17, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport everton newcastle everton newcastle

Sondazh

Poll