Sport

Spanja e Luis Enriques kundër Shqipërisë, mbushur me “blaugrana”. Sot zyrtarizohet…

18 Mars 2022, 07:01 Nga DOSJA
Spanja e Luis Enriques kundër Shqipërisë, mbushur me

SPANJE – Luis Enrique këtë të premte do të zyrtarizojë listën e lojtarëve të përzgjedhur prej tij për ndeshjet miqësore ndaj Shqipërisë (26/3) dhe Islandës (29/3), që do të luhen përkatësisht në Barcelonë dhe La Coruña.

Trajneri spanjoll do ta komunikojë listën përmes mediave zyrtare të Federatës Spanjolle në orën 11:45 dhe më pas do të ofrojë një konferencë për shtyp në stadiumin RCDE në orën 13:30 për të argumentuar dhe komentuar zgjedhjet e tij.

Pas nënshkrimeve të Adama dhe Ferran Torres në merkaton e dimrit, pritet që në kombëtaren e Spanjës, të ketë një prani të madhe të lojtarëve të Barçës. Në paralistë janë deri tani 7 lojtarë: Alba, Eric Garcia, Busquets, Pedri, Gavi, Ferran Torres dhe Adama, të cilëve mund t’u bashkohet Nico, i cili për momentin shfaqet në planet e U-21, por mund të thirret në kombëtaren e të rriturve.

Rikthimi i Gerard Pique në La Roja nuk mendohet. Një opsion më i mundshëm është që Luis Enrique t’i japë pushim një prej lojtarëve që kanë luajtur më shumë minuta, si Jordi Alba, pasi këto janë vetëm dy ndeshje miqësore.

Espanyol mund të ketë një rol kryesor në ndeshjen speciale në “Cornella” ndaj Shqipërisë. Darder dhe Raúl de Tomás, të cilët morën pjesë në thirrjen e fundit, janë në listën paraprake dhe kanë mundësi për t’u rithirrur përsëri.

Në rast se të thirren shtatë lojtarët, Barça do të kishte sërish një protagonist të madh te kombëtarja e kuqve të Spanjës, diçka që nuk ka ndodhur që nga Botërori 2014 në Brazil, ku edhe atëhere morën pjesë shtatë futbollistë: Pique, Alba, Xavi, Iniesta, Busquets, Cesc. dhe Pedro.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anësori i majtë jordi alba mesazhe ngushllimi për vdekjen e vajzës së luis enrique mesfushori pedri sergio busquets trajneri luis enrique anësori i majtë jordi alba mesazhe ngushllimi për vdekjen e vajzës së luis enrique mesfushori pedri sergio busquets trajneri luis enrique

Sondazh

Poll