Sport

Refuzuan kombëtaren, Halilhodzic: “Nuk dua të dëgjojë më për Ziyech dhe Mazraoui”…

17 Mars 2022, 15:54 Nga DOSJA

MAROK – Ndërsa Maroku do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në “play-off” për Kupën e Botës 2022, mesfushori sulmues i Chelseas, Hakim Ziyech dhe mbrojtësi i Ajaxit, Noussair Mazraoui, kanë refuzuar thirrjen e trajnerit të kombëtares së vendit të tyre.

“Ziyech dhe Mazraoui ishin në listë. Ata refuzuan të vinë. Ne e respektojmë këtë zgjedhje të tyre. Por tani ka mbaruar. Nuk do të flas më kurrë për ta. Jam i përqendruar te grupi im dhe te lojtarët e thirrur”,- tha trajneri i “Luanëve të Atlasit” në një konferencë për shtyp në Rabat.

Ndërkohë, kur mendohej se ai kishte zgjedhur Spanjën, anësori i Barcelonës, Abdessamad Ezzalzouli (20 vjeç) është në listën e 26 lojtarëve marokenë. I riu shpresëdhënës ishte përzgjedhur për herë të parë në listën e Marokut për Kupën e Kombeve Afrikane (CAN) në Kamerun janarin e kaluar, por ai e refuzoi ftesën.

Shtypi maroken artikuloi ambicien e të riut për të përfaqësuar Spanjën, kombësinë e së cilës ai e kishte fituar kohët e fundit. “Përpara CAN-it, pati një polemikë të madhe. Kam folur dy herë me lojtarin, fjalët e tij janë të ndryshme nga ato që u thanë”,- tha Vahid Halilhodzic, trajneri franko-boshnjak i kombëtares së Marokut, gjatë konferencës për shtyp në Rabat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mesfushorin sulmues hakim ziyech noussair mazraoui siç bëri maroku me hakim ziyech trajneri i marokut mesfushorin sulmues hakim ziyech noussair mazraoui siç bëri maroku me hakim ziyech trajneri i marokut

Sondazh

Poll