Sport

Lojtari i PSG në qendër të kritikave, gati të përlëshet me tifozët jashtë qendrës sportive

17 Mars 2022, 17:54 Nga DOSJA
Lojtari i PSG në qendër të kritikave, gati të

PARIS– Nuk është një moment i mirë në mjedisin e PSG. Protestat vërshojnë pas eliminimit nga Champions League, por dështimi europian nuk është arsyeja e vetme e pakënaqësisë mes skuadrës dhe tifozëve.

Layvin Kurzawa, lojtari që duket i larguar nga klubi francez, ka shkaktuar zemërimin e disa tifozëve, të cilët kanë pasur një diskutim të zjarrtë jashtë qendrës sportive.

I ndaluar teksa ishte në makinën e tij, Kurzawa u takua dhe u përball me disa tifozë të cilët, nga këndvështrimi i tyre, e kritikojnë atë për zgjedhjen e tij kokëfortë për të qëndruar në Paris dhe e akuzojnë se preferon sigurinë e një rroge të lartë sesa të luajë. Momente të trazuara që për fat të mirë nuk u shndërruan në diçka shumë më serioze.

 

Kurzawa qui se fait chasser par des supporters pic.twitter.com/gmEudWroix

— XCII (@lxminni) March 16, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kurzawa psg kurzawa psg

Sondazh

Poll