Sport

Champions, tabu për italianët! 12 vite pa ngritur kupën, Roma është skuadra e fundit që…

17 Mars 2022, 17:35 Nga DOSJA
Champions, tabu për italianët! 12 vite pa ngritur kupën, Roma

ITALI– 4316 ditë. shifra duket e destinuar të rritet. Kanë kaluar shumë nga suksesi i fundit i një ekipi italian në finalen e Champions League.Ishte 22 maj i vitit 2010 kur Interi i Jose Mourinhos ia doli me “Tripletën” e famshme duke mposhtur Bayern Munich në Santiago Bernabeu falë një dy golëshi të Diego Militos.Që nga ai moment, marrja në dorë e kupës më të lakmuar të klubeve kontinentale ka mbetur një harresë për skuadrat e Serisë A.

Me eliminimin e Juventusit dhe Interit në 1/16-ën dhe largimin e Milanit dhe Atalantës nga grupet, thatësira ka shkuar në 12 vjet. Skuadra e fundit italiane që iu afrua kupës ishte Juventus, mes 2015-tës dhe 2017-tës ku humbi dy finale përkatësisht kundër Barcelonës dhe Real Madrid. Nga viti 2018 e deri më sot, rezultati më i mirë i marrë nga një skuadër italiane mbetet gjysmëfinalja e arritur nga Roma, më pas e humbur nga Liverpool.

Atalanta, nga ana tjetër, është e fundit që mund të arrijë në çerekfinale në vitin 2020. Kjo është periudha e dytë më e gjatë historike pa triumfe në kompeticionin më të rëndësishëm europian të klubeve. Për të gjetur një rekord të tillë, duhet të kthehemi pothuajse 50 vjet më parë.

Gjithsesi, duhet mbajtur mend se italianët arritën të dominonin në Kupën UEFA, duke mos e lënë asnjëherë Italinë jashtë garës për titujt evropianë për një kohë të gjatë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league inter italianet juventus milan champions league inter italianet juventus milan

Sondazh

Poll