Sport

Atalanta tregon krenarinë italiane, Barcelona përmbys Galatasarayn në ‘ferrin’ turk

17 Mars 2022, 19:54 Nga DOSJA
Atalanta tregon krenarinë italiane, Barcelona përmbys Galatasarayn

EUROPË– Atalanta kualifikohet në çerekfinalen e Europa League. Pas ndeshjes së parë përfunduar me shifrat 3-2, zikaltrit e drejtuar nga Gasperini fiton edhe në takimin e dytë ndaj Bayer Leverkusen. Goli i Bogës në minutën e 91′, me anë të një kundërsulmi vendosi çdo gjë, ndërsa Juan Musso, portieri i Atalantës ishte vendimtar me pritjet e tij.

Barcelona dridhet por kalon në raundin tjetër të Europa League. Katalanasit mundën 2-1 Galatasaray dhe, pas ndeshjes së parë 0-0, kaluan në çerekfinale.

Turqit kaluan në avantazh në minutën e 28-të me Marcao, ndërsa katalanasit do të përmbysnin me Pedri (37′) dhe Aubameyang (50′). Në takimet e tjera Sporting Braga barazoi 1-1 ndaj Monaco-s dhe u kualifikua pas një fitoreje në ndeshjen e parë 2-0, ndërsa Rangers fiton 2-1 ndaj Crvena Zvezdës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta barcelona europa league atalanta barcelona europa league

Sondazh

Poll