Sport

Ish-trajneri kurorëzon Mbappen: “Ai është më i miri i gjeneratës së tij dhe më vendimtari”

17 Mars 2022, 16:32 Nga DOSJA
Ish-trajneri kurorëzon Mbappen: “Ai është më i miri i

FRANCE Për Kylian Mbappe lavdërimet vinë nga kudo. I fundit që u bashkua ka qenë Leonardo Jardim, i cili ishte trajneri i tij në Monaco, para kërcimit të tij në elitë.

Në një intervistë për ‘RMC Sport’, trajneri deklaron, se pavarësisht potencialit që kishte kur ishte nën komandën e tij, ai nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte nivelin që është tani.

“Ai ishte një lojtar i nivelit të lartë kur u largua nga Monaco, por ka fituar dhe vazhdon të fitojë përvojë. Ai po rritet gjithnjë e më shumë. Tani është në moshën perfekte dhe në formë 100%”,- shprehet ish-trajneri i Monacos.

Pavarësisht se ndan një sulm me Messin dhe Neymarin, Jardim nuk ka dyshim se Mbappé është më shumë se gjysma te PSG: “Ai është lojtari më i rëndësishëm, gjithmonë golashënues ose lojtar vendimtar. Kur ishte 16 vjeç, ishte e vështirë të mendohej se do ta arrinte deri këtu disa vite më vonë. Kur shikojmë lojërat e tij në Champions League, ne befasohemi me cilësitë e tij, personalitetin e tij, përshpejtimin e tij… E pamë menjëherë se ai jo vetëm kishte potencial, por edhe vend për t’u përmirësuar”.

Jardim e ka të qartë, se ai është një nga favoritët e mëdhenj për të fituar ‘Topin e Artë’, pavarësisht eliminimit të parakohshëm të PSG-së nga Champions League: “Unë mendoj se ai do ta fitojë atë. Lojtarët që e kanë fituar në vitet e fundit janë më të vjetër. Ai në brezin e tij, më i kompletuari dhe më vendimtari i viteve të fundit”.

Kur u pyet për largimin e tij në Real Madrid, Jardim nuk prononcohet: “Kur u largua nga Monaco ne folëm për të ardhmen e tij, por është mes nesh. Është vendimi i tij”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe si lojtar i real madridit lionel messi dhe kylian mbappé midis monaco dhe real sociedad e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe si lojtar i real madridit lionel messi dhe kylian mbappé midis monaco dhe real sociedad

Sondazh

Poll