Sport

Ronaldo ndjek Messin, largohet shpejt nga Champions, Atletico Madrid në çerekfinale

15 Mars 2022, 22:03 Nga DOSJA
Ronaldo ndjek Messin, largohet shpejt nga Champions, Atletico Madrid në

EUROPË– Atletico Madrid avancon në Champions League. Në ndeshjen e dytë të 1/8, skuadra e Simeones mundi 0-1 Manchester United, me takimin e parë që kishte përfunduar 1-1.

Në ‘Old Trafford’ u zhvillua një ndeshje me rivalitet, por Renan Lodi në minutën e 41′ do të shënonte në atë goditje me kokë pas topit të dhënë nga Griezmann.Në pjesën e dytë Man.United u hodh e tëra në sulm për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia dolën.

 

Me këtë fitore skuadra spanjolle kalon në fazën çerekfinale të Champions-it, ndërsa Ronaldo me shokë dueht të largohen të dëshpëruar. Në takimin tjetër është Benfica që kalon në raundin tjetër pasi mposhti në Amsterdam skuadrën e Ajax me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Nunez në minutën e 77′.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league manchester united ronaldo champions league manchester united ronaldo

Sondazh

Poll