Sport

Franca, e pavendosur për punësimin e lojtarëve të larguar nga Ukraina ose Rusia…

15 Mars 2022, 17:11 Nga DOSJA
Franca, e pavendosur për punësimin e lojtarëve të larguar

FRANCE – Përballë një situate emergjente, FIFA vendosi më 7 mars, që lojtarët dhe trajnerët e huaj të kampionatit rus dhe ukrainas, të kenë “të drejtën të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre të punës” deri më 30 qershor 2022 dhe mund të punësohen diku tjetër “deri më 7 prill në e fundit”, edhe jashtë periudhave të transfertave.

Por për të qenë efektive, kjo masë duhet të vërtetohet, rast pas rasti, nga liga të ndryshme profesionale. Në Francë, është e nevojshme të modifikohen rregulloret e LFP, në mënyrë që kjo gjë të bëhet e realizueshme.

Për momentin, ende nuk është marrë një vendim. Futbolli francez është me të vërtetë i ndarë, në interesin për t’i lënë klubet të forcohen për javët e fundit të garës. Arsyetimi është rreziku për të deformuar fundin e sezonit të L1 dhe L2.

Por disa besojnë, se do të ishte marrëzi, të mos shfrytëzohej një mundësi e tillë. Sidomos pasi kjo do të lejonte, kalimthi, lojtarët që ishin viktima të pushtimit rus në Ukrainë, të bënin punën e tyre.

Në mbledhjen e të premtes, bordi drejtues i LFP duhet të marrë një vendim për këtë çështje. Një sondazh me email, për të mësuar pozicionin e klubeve dhe sindikatave të lojtarëve e të trajnerëve, mund të kryhet përpara se të vendoset për propozimin.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n futbolli francez si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të fifa-s të kampionatit rus dhe ukrainas 200 federata të lidhura me fifa-n futbolli francez si shkelje e nenit 11 të kodit disiplinor të fifa-s të kampionatit rus dhe ukrainas

Sondazh

Poll