Sport

Nga bombat në Khrakiv, në arbitrimin e Inter-Sampdoria; arbitres i hapen dyert në Itali

15 Mars 2022, 20:24 Nga DOSJA
Nga bombat në Khrakiv, në arbitrimin e Inter-Sampdoria; arbitres i

ITALI– Italia mirëpret Kateryna Monzul, një arbitre ukrainase që po ikën nga Kharkiv për shkak të luftës. Pasi ka arbitruar tashmë disa ndeshje të Europa League dhe sfida të tjera të rëndësishme si për meshkuj ashtu edhe për femra, Monzul në Itali do të thirret menjëherë për të drejtuar Inter-Sampdoria të Serisë A për femra. “Familja europiane e futbollit ka një zemër të madhe dhe ajo italiane është në ballë për të ndihmuar popullsinë ukrainase”, tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina duke falënderuar UEFA-n.

“Unë u arratisa nga Kharkhiv disa ditë më parë. Ishte vërtet e rrezikshme dhe e tmerrshme,” shpjegoi Kateryna, duke rrëfyer ikjen e saj larg bombave me dy motra dhe tre nipër e mbesa. “Ishte e tmerrshme, ne vazhduam të fshiheshim nëpër strehimore – shtoi ajo e tronditur në një intervistë telefonike me Adnkronos -. Çdo moment që dëgjonim të shtëna dhe bomba, vraponim nën tokë dhe uleshim duke pritur që ata të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Ju nuk mund ta besoni atë që ne kemi përjetuar”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter itali kateryna monzul sampdoria ukraina inter itali kateryna monzul sampdoria ukraina

Sondazh

Poll