Sport

Me Spotify ndryshon ‘muzika’ në Barcelonë, nga stadiumi te fanellat: Klubi arrin akordin

15 Mars 2022, 21:52 Nga DOSJA
Me Spotify ndryshon ‘muzika’ në Barcelonë, nga stadiumi te

SPANJË– Barcelona filloi të rilindte nga hiri i saj, si feniksi. Nëse në fushë Xavi ia doli të rikthejë skuadrës rivalizuese, drejtuesit e klubit katalanas kanë lëvizur për të sjellë të ardhura të rëndësishme. Barcelona dhe Spotify, shërbimi më i njohur në botë i transmetimit audio, kanë arritur një marrëveshje që kompania suedeze të bëhet partneri kryesor i klubit katalanas dhe partneri zyrtar i transmetimit audio.

Në katër sezonet e ardhshme logoja e Spotify do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellës së ekipit të parë për meshkuj dhe femra, duke zëvendësuar efektivisht sponsorin aktual Rakuten. Si pjesë e bashkëpunimit, për herë të parë në historinë e klubit stadiumi do të riemërtohet si “Spotify Camp Nou”.

 

Acord amb @Spotify per unir el futbol i la música com mai ho havies vist abans ?

— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) March 15, 2022

Vizioni për partneritetin është krijimi i një platforme të re për të ndihmuar artistët të ndërveprojnë me komunitetin global të tifozëve të Barcelonës. Por sa do të fitojë Barcelona nga ky sponsorizim? Për momentin nuk janë dhënë shifrat zyrtare të marrëveshjes, por në Spanjë flitet për një marrëveshje të mundshme për 65 milionë euro në sezon, për një total prej 260 milionë eurosh.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona spotify barcelona spotify

Sondazh

Poll