Sport

Nuk ka fond për aeroplan, ndeshja e Chelsea-t në Kupë; 10 orë udhëtim me autobus

15 Mars 2022, 19:47 Nga DOSJA
Nuk ka fond për aeroplan, ndeshja e Chelsea-t në Kupë; 10

ANGLI- Sanksionet e vendosura nga qeveria angleze ndaj Roman Abramovich fillojnë të krijojnë problemet e para për Chelsean. Thomas Tuchel konfirmoi se skuadra do të jetë në gjendje të arrijë në Francë në mënyrë të sigurtë për ndeshjen e dytë të Champions League ndaj Lille, por ai gjithashtu pranoi se ka probleme në udhëtimin për në çerekfinale të FA Cup. Blutë do të përballen me Middlesbrough të shtunën, por ata nuk do të mund të arrijnë në qytet me avion.

Skuadrës së Stamford Bridge i është vendosur një kufi prej 20,000 £ për shpenzimet e udhëtimit për ndeshje. Buxheti, i cili nuk do të mbulonte koston e qiradhënies së një avioni. Alternativa e vetme për të arritur në Riverside Stadium mbetet autobusi. Flitet për një udhëtim prej rreth 865 km, vajtje-ardhje, që mund të përshkohet për rreth 10 orë në total.

Kai Havertz gjithashtu foli për këtë çështje. Lojtari këmbënguli se do të paguante pa probleme nga xhepi i tij për të udhëtuar në Middlesbrough dhe në ndeshjet e ardhshme: “Do të paguaja, nuk ka problem. Jo një punë e madhe për ne. Ardhja në ndeshje është gjëja më e rëndësishme. Ka situata më të vështira në botë sesa të shqetësohesh për të marrë aeroplanin apo autobusin për ndeshjet jashtë vendit”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll