Sport

Milan kërkon t’i rinovojë kontratën, PSG frikëson kuqezinjtë me ofertën për sulmuesin

15 Mars 2022, 20:43 Nga DOSJA
Milan kërkon t’i rinovojë kontratën, PSG frikëson

ITALI- PSG ‘ngacmon’ Milanin për Rafael Leao. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi parizien është gati të ofrojë 70 milionë euro dhe një pagë prej rreth 6 milionë neto në sezon për sulmuesin portugez. Shifra padyshim joshëse, të cilat megjithatë për momentin nuk duken të afta të lëkundin as lojtarin dhe as drejtuesit e klubit.

Në të vërtetë, qëllimi i Milanit është të zgjasë kontratën me sulmuesin portugez.Maldini dhe Massara synojnë një rinovim të paktën deri në vitin 2026, me një rritje të konsiderueshme të pagës.Nga ana tjetër, shpërthimi i portugezit është mbreslënës; 11 gola dhe 6 asistime këtë sezon.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leao milan psg leao milan psg

Sondazh

Poll