Sport

Tribunali i CAS-it në Lozanë lë në fuqi sanksionet e UEFA-s kundër futbollit rus…

15 Mars 2022, 16:26 Nga DOSJA

ZVICER – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) refuzoi të martën kërkesën e Federatës Ruse të Futbollit (FUR) për të hequr sanksionet e vendosura nga UEFA ndaj klubeve dhe kombëtares ruse për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kështu, skuadrat ruse mbeten të përjashtuara nga garat europiane derisa apelimi i FUR të vendoset në themel, ndërsa juridiksioni sportiv premton një vendim “deri në fund të javës” për heqjen e mundshme të sanksioneve të marra nga FIFA.

Në fund të shkurtit, FIFA dhe UEFA njoftuan se kombëtarja, ashtu si klubet ruse, u pezullua “deri në një njoftim tjetër” nga të gjitha garat që ata organizojnë. Federata Ruse kishte denoncuar një masë “diskriminuese” dhe iu drejtua CAS-it.

Rusia duhej të luante play-off-in kualifikues për Kupën e Botës 2022 në Katar në fund të marsit. Ndërsa kombëtarja e femrave do të luante Euro në Angli në korrik, ndërkohë që është përjashtuar edhe Spartak i Moskës, i angazhuar në Europa League.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport etikës dhe disiplinës i uefa-s gjykata e arbitrazhit sportiv ne lozane kërkesën e federatës ruse të futbollit sanksionet e vendosura nga uefa etikës dhe disiplinës i uefa-s gjykata e arbitrazhit sportiv ne lozane kërkesën e federatës ruse të futbollit sanksionet e vendosura nga uefa

Sondazh

Poll