Sport

Sulmuesi thuajse gati, Salah rikthehet në stërvitje përpara sfidës ndaj Arsenalit…

15 Mars 2022, 16:50 Nga DOSJA
Sulmuesi thuajse gati, Salah rikthehet në stërvitje përpara

ANGLI – Mohamed Salah është rikuperuar mjaftueshëm nga dëmtimi i tij në këmbë dhe ka rifilluar stërvitjen në prag të transfertës së Liverpoolit ndaj Arsenalit, të mërkurën në Londër, në një ndeshje të prapambetur të javës së 27-të (21:15).

Sulmuesi egjiptian, u zëvendësua në fitoren 2-0 e së shtunës të Reds në Brighton, teksa u largua nga fusha me një këmbë të fryrë dhe me dhimbje.

“Kam marrë një mesazh para konferencës për shtyp, ai është gati të stërvitet,- tha trajneri i tij Jürgen Klopp para gazetarëve të martën. – Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Në rast fitoreje, Liverpool do të rikthehej në një pike pas Manchester City, të mbajtur në kontroll nga Crystal Palace, të hënën (0-0). Kjo gjë mund ta ndezë ajrin e ‘finales’ për titullin mes dy skuadrave, të cilat do të përballen më 10 prill (java e 32-të).

“Synimi ynë është, sigurisht, që të vazhdojmë të jemi sa më të mërzitshëm për Manchester Cityn,- tha trajneri gjerman. – Kemi dhjetë ndeshje për të luajtur dhe ka disa vërtet të vështira, një prej tyre do ta luajmë nesër mbrëma, kundër Topçinjve”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “anfield” kundër liverpoolit “topçinjtë” e arsenalit egjiptiani mohamed salah liverpool po përgatit udhëtimin sulmuesi mohamed salah “anfield” kundër liverpoolit “topçinjtë” e arsenalit egjiptiani mohamed salah liverpool po përgatit udhëtimin sulmuesi mohamed salah

Sondazh

Poll