Sport

Në Paris nuk e duan, por në Argjentinë adhurohet; Kombëtarja stampon për çdo ndeshje 300…

15 Mars 2022, 20:05 Nga DOSJA
Në Paris nuk e duan, por në Argjentinë adhurohet; Kombëtarja

ARGJENTINË– Në Paris ai fërshëllehet dhe kritikohet, por në Argjentinë është ende Messi mania. Në fakt, portieri Emiliano Martinez tregon se, në çdo pauzë ku Kombëtarja nuk luan, stafi i Argjentinës është i detyruar të stampojë rreth 600 fanella të Messit. Të gjithë e duan atë, nga tifozët te sponsorët, te lojtarët dhe tifozët.

Njerëzit që duan dëshpërimisht një fanellë zyrtare të Argjentinës me emrin e shtatë herë fituesit të ‘Topit të Artë’ nuk mungojnë kurrë. Prandaj, stafi i kombëtares detyrohet të punojë jashtë orarit dhe të printojë më shumë se 300 fanella të Messit për çdo ndeshje të Kombëtares. Këtë e ka bërë të ditur portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez.

“Një ditë pyeta se sa fanella të Messit duhet të printojnë për çdo ndeshje dhe më thanë se printonin 200 deri në mbi 300 për të gjithë tifozët që i kërkojnë. Ne luajtëm dy ndeshje me kombëtaren dhe ata bënë rreth 650 fanella të gatshme të Messit.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport emiliano martinez messi emiliano martinez messi

Sondazh

Poll