Sport

Chelsea ‘provokon’ qeverinë, kërkon të luajë me dyer të mbyllura në Middlesbrough…

15 Mars 2022, 16:13 Nga DOSJA
Chelsea ‘provokon’ qeverinë, kërkon të luajë me

ANGLI – Chelsea i kërkoi Federatës Angleze që ta luajë çerekfinalen e FA Cup me dyer të mbyllura, të shtunën në Middlesbrough (D2), për shkak të “drejtësisë sportive”.

Këtë kërkesë të tyre klubi blu i Londrës e ka argumentuar, se nën sanksione për shkak të futjes në listën e zezë të Roman Abramovich, nuk mund të shesë bileta për tifozët e saj. “Ne besojmë se kjo është mënyra më e drejtë për të vazhduar në rrethanat aktuale”,- ka shkruar klubi në një deklaratë të martën.

Lëvizja është “jo vetëm jashtëzakonisht e padrejtë, por plotësisht e pabazuar”,- u përgjigj Middlesbrough. “Të gjithë të interesuarit janë të vetëdijshëm për arsyet pse Chelsea u sanksionua dhe se nuk ka të bëjë me Middlesbrough”.

Qeveria tha se po takohej çdo ditë me klubin dhe autoritetet e futbollit për të ndryshime të mëtejshme në licencën e klubit. Gjithsesi, kërkesa e bluve londinezë ka acaruar institucionet e larta britanike.

“Chelsea duket se nuk e kupton seriozitetin e situatës në të cilën ndodhet, i përket një entiteti që është sanksionuar për shkak të lidhjeve me një person (Putin) përgjegjës për akte të tmerrshme në Ukrainë,”- tha një zyrtar i lartë britanik. “Ne nuk jemi kundër që Chelsea të ketë tifozë, por nuk do të lejojmë që paratë nga shitja e biletave të shkojnë në asnjë subjekt të sanksionuar.”

Një tjetër ndërhyrje, nga i njëjti burim, citohet nga Reuters: “Chelsea duhet të shpenzojë më pak kohë, duke u shqetësuar për të pasur disa mijëra tifozë në një ndeshje dhe të fokusohet në marrjen e klubit të tyre në duart e dikujt, një që nuk ka lidhje me një luftënxitës”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport flamur historik i chelseas dhe anglisë largimi i roman abramovich nga chelsea momenti i keq i chelseas vazhdon një lëvizje drejt chelseas në fund të sezonit flamur historik i chelseas dhe anglisë largimi i roman abramovich nga chelsea momenti i keq i chelseas vazhdon një lëvizje drejt chelseas në fund të sezonit

Sondazh

Poll