Sport

Giresse: “Messi s’ka personalitetin e CR7 dhe Ibras. Ai ka nevojë për mjedis të favorshëm”

15 Mars 2022, 15:27 Nga DOSJA
Giresse: “Messi s’ka personalitetin e CR7 dhe Ibras. Ai ka

FRANCE Lionel Messi vazhdon mbajë të ndezur debatin në Francë. Argjentinasi në ndeshjen e së dielës ndaj Bordeaux, u kontestua me të madhe nga tifozët që nga leximi i formacioneve.

Mbështetësit e PSG-së shprehën një zhgënjim të caktuar pas eliminimit nga Champions League.

Në rastin e Messit, duke mos i vënë në pikëpyetje cilësitë e tij teknike, është e pashmangshme të mos i shikosh ndeshjet e tij te PSG dhe të mos i përkufizosh si dështime.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, penalltia e humbur kundër Real Madridit në ndeshjen e pare në Paris dhe pamundësia për ta marrë skuadrën për dore në ndeshjen kthimin në “Bernabeu”.

Alain Giresse, legjenda e futbollit francez dhe ish-trajneri i Paris Saint-Germain, aktualisht trajner i përfaqësueses së Kosovës, është shprehur së fundmi lidhur me këtë çështje:

“Ne të gjithë mund t’i fryjmë bilbilit, por në rastin e Messit ka një ‘por’. Sepse unë mendoj se ai nuk e bën qëllimisht. I pari fatkeq është ai, por kjo nuk do t’i ngushëlloj fansat. Ai përpiqet, por ka diçka që nuk shkon. Edhe gjestet që kanë qenë të thjeshta për të më pare, janë bërë tani të pamundura për të.

Eshtë e qartë se ai është njeri dhe se ai nuk është as Cristiano Ronaldo dhe as Ibrahimovic për nga personaliteti. Ai duhet të jetë në një kontekst të favorshëm, të cilin nuk e ka gjetur këtu. Situata është ndryshe për Neymar. Sepse Messi nuk shkoi në javën e modës, ndryshe nga ai”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi ka reaguar ashpër ndaj kritikave drejtuar lionel messit nëse emri juaj është lionel messi argjentinasi lionel messi ka reaguar ashpër ndaj kritikave drejtuar lionel messit nëse emri juaj është lionel messi

Sondazh

Poll