Sport

E BUJSHME! Haaland ka zgjedhur ekipin e ri, këtë javë pritet mbyllja e marrëveshjes

15 Mars 2022, 15:05 Nga DOSJA
E BUJSHME! Haaland ka zgjedhur ekipin e ri, këtë javë pritet

MADRID- Real Madrid po përgatitet të nisë sulmin vendimtar për të marrë Erling Haaland nga Borussia Dortmund për sezonin e ardhshëm. Gazeta katalanase Sport shkruan se si, tashmë këtë javë, Hans-Joachim ëatzke, menaxher i përgjithshëm i klubit gjerman, do të fluturojë drejt Madridit për të takuar Florentino Perez, presidentin e Realit dhe për të mbyllur transferimin.

Drejtuesit spanjollë kanë arritur tashmë një marrëveshje me sulmuesin norvegjez. Borussia dëshiron të mbyllë operacionin sa më shpejt që të jetë e mundur për ta bërë publike dhe për të pasur një efekt pozitiv në listimin e saj në bursë. Haaland pritet të shitet te Real për më shumë se 75 milionë euro që do të investoheshin pjesërisht për të marrë si zëvendësues 20-vjeçarin nga Salzburgu, Karim Adeyemi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmund erling haaland real madrid borussia dortmund erling haaland real madrid

Sondazh

Poll