Sport

“Ai ishte një yll, por ka ngecur në një bunker”, historia e lojtarit me partneren shtatzënë

15 Mars 2022, 10:34 Nga DOSJA
“Ai ishte një yll, por ka ngecur në një bunker”,

UKRAINË– Fernando Valente, trajneri portugez 62-vjeçar, i cili vitet e fundit ka drejtuar ekipin ukrainas të Shakhtarit U21, ka ndarë në rrjetet e tij sociale historinë e Giorgi Sudakov.

“Historia e luftës” e futbollistit ukrainas Sudakov

“Histori lufte: Giorgi Sudakov është talenti më i madh që kam stërvitur në jetën time. 19 vjeç, luan me Kombëtaren e Ukrainës, së fundmi ka rinovuar kontratën me Shakhtarin deri në vitin 2026. Një njeri fantastik që pret të bëhet baba me gruan e tij Lisa ”, kështu e prezanton Fernando Valente futbollistin e tij.

 

 

 

A post shared by Giorgi Sudakov✨ (@sudakov_11)

“Ëndrrat e tij të mëdha janë ngujuar në një bunker nga një luftë e pakuptimtë. Po…, unë qaj dhe lutem për këtë çift dhe për të gjithë lojtarët e miqtë e mi të rinj që lashë pas në një Ukrainë që më bëri të lumtur për dy vite. Zemra ime është thyer”, ka shpjeguar trajneri portugez në Facebook dhe Twitter. Sudakov, i cili u dallua si mesfushor para se Rusia të fillonte pushtimin e Ukrainës dhe tashmë ka luajtur tre herë me kombëtaren e tij, falënderoi Fernando Valente për mesazhin e tij në Instagram.

 

 

 

A post shared by Лиза Передняя (@lizasudakova11)

“Sudakov është një djalë me potencial të jashtëzakonshëm, madje edhe për të luajtur për Barcelonën ose Manchester City-n. Ai ishte talenti më i madh që kam stërvitur dhe është një nga lidhjet më të forta që kam. Në telefonin tim mbaj një foto të tij dhe të dashurës së tij, e cila është shtatzënë, janë të lumtur për këtë dhe pak kohë më parë më dërgojnë një foto të ngujuar në një bunker dhe të mërzitur. Sa herë e shoh këtë foto qaj”, tha Fernando Valente për ‘Lusa Agency’. në Sudakov.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport giorgi sudakov shakhtar ukraine giorgi sudakov shakhtar ukraine

Sondazh

Poll