Sport

Chelsea i kërkon qeverisë britanike t’i lejojë shitjen e biletave për tifozët…

15 Mars 2022, 06:17 Nga DOSJA
Chelsea i kërkon qeverisë britanike t’i lejojë shitjen e

ANGLI – Chelsea i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të hënën që të lejojë shitjen e biletave, pavarësisht se asetet e saj janë ngrirë pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit rus Roman Abramovich.

“Ne po i kërkojmë qeverisë që të lejojë tifozët tanë të kenë akses për bileta”,- thotë klubi në një deklaratë të lëshuar të hënën. Çdo ditë, në Londër mbahen takime për të gjetur një zgjidhje.

Përveç kësaj, Premier League dhe FA (Shoqata Angleze e Futbollit), po bisedojnë me qeverinë për çështjet e integritetit sportiv, që mund të rëndohen më tej nëse nuk lejojnë tifozët të ndjekin ndeshjet.

Sipas kufizimeve të vendosura, në përgjigje të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, Chelsea nuk mund t’u shesë më bileta mbështetësve të tyre që nuk janë abonentë, tifozëve kundërshtarë që udhëtojnë në “Stamford Bridge” ose tifozëve të bluve që dëshirojnë të shohin ekipin e tyre kur luan jashtë.

Qeveria e ka vendosur klubin e Premier League nën një licencë të veçantë, pasi mori një sërë masash ndaj oligarkut rus javën e kaluar. Licenca është krijuar për të parandaluar Chelsea dhe, si rrjedhojë, Abramovichin, të gjenerojnë të ardhura të reja.

Licenca e klubit tashmë është ndryshuar, që kur u vendos për herë të parë, me kufirin e shpenzimeve për ditët e ndeshjeve nga 500.000 paund (597.000 euro) në 900.000 paund (1.075 milion euro). Klubi londinez ka bërë me dije, se do të përpiqet ta ndryshojë më tej këtë klauzolë për t’i afruar sa më shumë funksionimit normal.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas chelsea dhe trajneri tuchel chelsea në premier league chelsea u kualifikuar për më tej “blutë” e chelseas chelsea dhe trajneri tuchel chelsea në premier league chelsea u kualifikuar për më tej

Sondazh

Poll