Sport

Njofton ndryshimin: “Emri im tani do të jetë Lewis Hamilton-Larbalestier”…

15 Mars 2022, 05:19 Nga DOSJA

EMIRATET E BASHKUARA – Mercedes W13 i ri ishte në një farë mënyre objekti misterioz i testeve të javës së kaluar në Bahrein. Piloti Lewis Hamilton nuk mungoi të nënvizonte dyshimet e tij për konkurrencën absolute të makinës (si herët e tjera ndoshta duke luajtur me… pretaktikën).

Ndërkohë, shtatë herë kampioni i botës ngatërron më tej ujërat, duke nxjerrë në dritë synimin e tij për të ndryshuar mbiemrin, ose më mirë për ta zgjeruar edhe me atë të nënës së tij Carmen.

Ai e bëri këtë në periferi të një ngjarjeje promovuese në Dubai Expo, në fillim të javës para debutimit të Kupës së Botës në Bahrein.

“Jam krenar për emrin që mbaj. Mbiemri i nënës sime është Larbalestier dhe jam duke punuar për ta shtuar dhe fuqizuar. Kur? Shpresoj së shpejti. Nuk e kam kuptuar kurrë pse, kur të martohet një grua duhet të humbasë mbiemri i saj. Dua që ai i nënës sime të vazhdojë të qëndrojë në familje dhe të shfaqet së shpejti bashkë me atë që kam mbajtur aktualisht”. 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lewis hamilton behet kalores mbiemri i nënës sime mercedes të lewis hamilton piloti lewis hamilton lewis hamilton behet kalores mbiemri i nënës sime mercedes të lewis hamilton piloti lewis hamilton

Sondazh

Poll