Sport

Alarm te Reali para “El Clasicos”, Ancelotti: “Benzema ndjeu dhembje në një kërcim”…

15 Mars 2022, 05:47 Nga DOSJA
Alarm te Reali para “El Clasicos”, Ancelotti: “Benzema ndjeu

SPANJE – Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, pas fitores në Mallorca (3-0), është shprehur i rezervuar, duke mos e fshehur faktin se ka menduar edhe për ndeshjen e së dielës, ku do të përballen me Barcelonën në “Bernabeu”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por korrekte. Arritëm të kalonim epërsinë për të shmangur problemet, e nxorrëm Casemiron për të shmangur kartonin e 5-të të verdhë…

Këto dhjetë pikë përpara, nuk ndryshojnë absolutisht asgjë. Ne kemi një avantazh të caktuar, ndihemi mirë. Duhet të mendojmë të fitojmë të dielën (El Clasico kundër Barcelonës).

Të dëmtuarit? Do ta vlerësojmë shkallën e dëmtimeve në ditët në vijim, por nuk duken shumë serioze. Rodrygo mori një goditje, Mendy kishte diçka gju, ndërkohë që dhe Benzema, u ankua se kishte ndjerë një dhembje në një kërcim. Ne duhet të shohim nëse ai do të jetë në gjendje të rikuperohet për të dielën”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlo ancelottin dhe thibaut courtois karim benzema ishte fantastik trajneri i real madridit trajneri i tij carlo ancelotti carlo ancelottin dhe thibaut courtois karim benzema ishte fantastik trajneri i real madridit trajneri i tij carlo ancelotti

Sondazh

Poll