Sport

Vllaznia largon Brdaric, vazhdimësia i besohet Plorit

14 Mars 2022, 18:19 Nga DOSJA
Vllaznia largon Brdaric, vazhdimësia i besohet Plorit

SHKODER – Për here të dytë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka vendosur të largojë trajnerin Thomas Brdric dhe këtë here me sa duket ka marrë një vendim personal për të mo e kthyer më.

Ka qenë pikërisht presidenti i shkodranëve që ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet me trajnerin gjerman, një vendim që vjen pas humbjes me Tiranën me përmbysje. Një humbje që jo vetëm e nxjerrë nga gara për titull, por i komplikon akoma më shumë pozitën për zonën europiane.

SIpas burimeve pranë skuadrës shkodrane, konfirmohet se trajneri i ri i Vllaznisë do të jetë zëvendësi i Brdaric, Elvis Plori.

Ekipi shkodran ndodhet në vendin e katërt aktualisht në klasifikimin e Abissnet Superiores, me 39 pikë 3 më pak se Kukësi, i cili ndodhet në vendin e tretë dhe praktikisht në zonën europiane, por 4 pikë pas tyre vjen Partizani që i rrezikon jo pak.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar #berdaric plori vllaznia #abissnet superiore #kampionati shqiptar #berdaric plori vllaznia

Sondazh

Poll