Sport

Nis votimi për president të FSHF-së, në sallë Duka dhe Starova përballë njeri-tjetrit…

15 Mars 2022, 09:33 Nga DOSJA
Nis votimi për president të FSHF-së, në sallë Duka dhe

TIRANE Në “Shtëpinë e Futbollit” ka nisur procesi i zgjedhjeve për president dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Sikurse dihet, kandidatë për postin e presidentit janë Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha, i cili nuk ishte në sallë.

Pasi përshëndetën të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s, fjalën e mori Koço Kokëdhima, i cili si krytar i komisionit të verifikimit të mandateve, shpjegoi procedurën e zgjedhjeve.

Ai tha se për Dukën ka patur 16 propozime, për Shakohoxhën 6 dhe për Starovën 5 propozime.

Më pas fjalën e mori fillimisht Armand Duka, i cili në fjalën e tij të shkurtën, shpjegoi arsyen e rikandidimit të tij, si dhe projektet për të ardhmen, duke iu kërkuar delegatëve të votojnë për të.

Gjithashtu, edhe kandidati Sulejman Starova, tregoi projektin e programit të e tij, duke kërkuar që delegatët të mbështesin kandidaturën e tij për të vënë në jetë projektin e paraqitur shkurtimisht.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e fshf-se asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e fshf-se asambleja e jashtezakonshme asambleja e jashtezakonshme e fshf

Sondazh

Poll