Sport

Në “Shtëpinë e Futbollit”, sot mbledhja e Asamblesë për presidentin dhe KE të FSHF-së…

15 Mars 2022, 09:03 Nga DOSJA
Në “Shtëpinë e Futbollit”, sot mbledhja e

TIRANE Në orën 10:00, në “Shtëpinë e Futbollit” pritet të mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjedhjen e presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Nga UEFA të pranishëm në punimet e kësaj Asambleje, të rënë dakort në mbledhjen e 2 marsit, do të jenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Zbigniew Boniek, njëkohësisht edhe një nga zv.presidentët e UEFA-s, si edhe dy zyrtarët, Thierry Favre dhe Luca Nicola.

Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

Nuk do të mungojnë as dy personalitete të rëndësishëm në futbollin ballkanas, si presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Kandidatë për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit janë Armand Duka, që rikandidon, si dhe pretendentët Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha. Sakaq për përbërjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, janë 12 kandidatë, për 10 vende.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e federates asambleja e jashtezakonshme e fshf presidenti duka asambleja e federates asambleja e jashtezakonshme e fshf presidenti duka

Sondazh

Poll