Sport

SITUATA SUREALE E MESSIT| U fërshëllye nga tifozët e PSG, Antonella mezi mban lotët

15 Mars 2022, 10:01 Nga DOSJA
SITUATA SUREALE E MESSIT

PARIS– PSG fitoi ndaj Bordeaux me rezultatin 3-0 në Ligue 1. Mirëpo ndeshja u karakterizua nga pakënaqësia e tifozëve vendas të cilët vërshëllenin yjet e klubit, veçanërisht Lionel Messin.

Pas eliminimit nga Champions League, pakënaqësia e tifozëve të PSG-së ka kulmuar ditët e fundit. Në stadiumin e PSG u shfaqën mbishkrime fyese, ndërsa yjet më të mëdhenj Lionel Messi dhe Neymar u fërshëllyen nga tifozët e tyre.

 

Messi and Neymar were booed at while Mbappe was cheered on during introductions ??

(via @andionrubia) pic.twitter.com/YdOqEzsYlF

— ESPN FC (@ESPNFC) March 13, 2022

Fakti që tifozët po “kryqëzonin” Messin bëri jehonë veçanërisht në media. Nuk është diçka që argjentinasi është mësuar gjatë karrierës së tij madhështore, kështu që situata ishte e huaj për të gjithë. Situatën më të vështirë nga të gjithë e përjetoi Antonella Roccuzzo. Gruaja e Lionel Messit u kap teksa përpiqej të fshehte lotët pasi folësi zyrtar prezantoi Messin në fillim të ndeshjes.

La Imagen de Antonella Roccuzzo esposa de Lío Messi cuando se esposo fue abucheado por los hinchas del @PSG_inside pic.twitter.com/jLUayknyXd

— Orly Ubilla M. (@ubilla_7) March 14, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonella roccuzzo messi psg antonella roccuzzo messi psg

Sondazh

Poll