Sport

Crystal Palace ‘kyç portën’ ndaj Man.City-t, Liverpool tani e ka seriozisht titullin!

14 Mars 2022, 22:09 Nga DOSJA
Crystal Palace ‘kyç portën’ ndaj Man.City-t, Liverpool

ANGLI- Në mbrëmjen e së hënës, pikërisht në javën e 29-të të Premier League-s, Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Crystal Palace dhe tani e ndjen rrezikun që vjen nga Liverpool, pasi diferenca shkon në -4 pikë larg, me skuadrën e Klopp që ka një ndeshje më pak për të zhvilluar.

Në pjesën e parë Man.City pranë golit me De Bruyne në minutën e 27, teksa vetëm një minutë më pas “predha” e Joao Cancelo u ndal në shtyllë. Në vazhdimin e aksionit, Laporte kishte portën e boshatisur për të shënuar, mirëpo gaboi krejtësisht shënjestër dhe e dërgoi topin shumë larg kuadratit.

Vlen të theksohet se Palace në këtë sezon nuk ka humbur asnjë nga dy ndeshjet me Cityn, teksa në sfidën e parë në Etihad Stadium e ka mposhtur me rezultatin 0-2.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport crystal palace manchester city crystal palace manchester city

Sondazh

Poll