Sport

Real arratiset drejt titullit, Benzema rishkruan historinë dhe kalon një legjendë si…

14 Mars 2022, 22:39 Nga DOSJA
Real arratiset drejt titullit, Benzema rishkruan historinë dhe kalon

SPANJË– Java e 28-të e La Liga-s mbyllet me fitoren e Real Madrid ndaj Mallorca-s me shifrat 3-0, të cilët shkojnë kështu +10 me vendin e dytë që mbahet nga Sevilla. Një ndeshje që u zhbllokua në pjesën e dytë. Golat erdhën nga Vinicius Jr në 55′ dhe Benzema në 76′ dhe 82′.

Karim Benzema ka kaluar Thierry Henry, duke shkuar në 413 gola dhe duke u bërë sulmuesi francez më produktiv në historinë e këtij vendi. Ndeshja e radhës mund të përfaqësojë pengesën e fundit reale mes Ancelottit dhe titullit: El Clasico kundër Barcelonës, që ndeshjet e fundit ka rilinduar me Xavin dhe mund ti hapë jo pak probleme. Megjithatë, për Mallorcën sulmuesi dardan Vedat Muriqi luajti 90 minuta në këtë takim.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benzema real madrid benzema real madrid

Sondazh

Poll