Sport

Real Madrid-PSG, skuadra e Pochettinos do ta ketë gati edhe Kylian Mbappé…

8 Mars 2022, 10:57 Nga DOSJA
Real Madrid-PSG, skuadra e Pochettinos do ta ketë gati edhe Kylian

FRANCE – Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Real Madridit, e planifikuar për nesër në mbrëmje, në orën 21:00, në “Bernabeu”.

Sulmuesi Kylian Mbappé, i cili kishte marrë një goditje në stërvitje, po kalon trajtimin e zakonshëm të riaftësimit, por është thirrur për ndeshjen ndaj Realit.

Goditja në këmbën e majtë, të hënën gjatë stërvitjes pas kontaktit me Idrissa Gueye, nuk është shqetësuese për kampionin e botës.

Testet klinike të kryera kanë dhënë një rezultat qetësues, edhe pse ylli francez i parizienëve do të kryejë teste të reja gjatë ditës së sotme, thuhet në komunikatën për shtyp të PSG-së.

Në Madrid, do të jetë gjithashtu edhe ish-kapiteni i “los blancos”, Sergio Ramos: mbrojtësi nuk është pjesë e skuadrës, por do ta ndjekë sfidën së bashku me shokët e rinj, duke u rikthyer në atë që ka qenë shtëpia e tij prej shumë vitesh.

Ja dhe të përzgjedhurit e trajnerit argjentinas Pochettino:

Portierë: Navas, Donnarumma, Letellier,

Mbrojtës: Hakimi, Kimbembe, Marquinhos, Dagba, Diallo, Kehrer, Nuno Mendes.

Mesfushorët: Verratti, Paredes, Pereira, Wijnaldum, Draxler, Gueye, Dina-Ebimbe, Simons, Michut.

Sulmues: Mbappé, Icardi, Neymar, Di Maria, Messi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport e ardhmja e kylian mbappé mauricio pochettino për të sjellë mauricio pochettino nga paris saint-germain trajneri mauricio pochettino e ardhmja e kylian mbappé mauricio pochettino për të sjellë mauricio pochettino nga paris saint-germain trajneri mauricio pochettino

Sondazh

Poll